Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço zbulon trajnerin e ri të “The Voice 6″…

Ledion Liço zbulon trajnerin e ri të “The Voice 6″…
September 24
21:37 2016

Së shpejti do të nisë edicioni i 6-të i garës së “The Voice of Albania” dhe si gjithnjë shikuesit presin me padurim të zbulojnë se cilët do të jenë anëtarët e jurisë.

Ashtu siç është njoftuar edhe më parë për këtë sezon të ri, do të ketë disa ndryshime nga anëtarët e vjetër, por deri para pak minutash nuk dihej ende me siguri se cili do të ishte personazhi i radhës që do të ulej në kolltukun e profesorëve.

Ka qenë vetë Ledion Liço ai i cili në profilin e tij në Instagram ka zbuluar se anëtari më i ri i jurisë së “The Voice” do të jetë Alban Skënderaj.

“Alban Skënderaj është zyrtarisht njëri prej trajnerëve të ‘The Voice of Albania 6’” – shkruan Ledioni, duke bërë kështu të lumtur të gjithë fansat e këngëtarit.

A do të jetë Albani i vetmi trajner i ri? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje