Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço zbulon emrin e fëmijës

Ledion Liço zbulon emrin e fëmijës
December 13
16:02 2016

Pas shumë javë pritjeje, në familjen Hoxha-Liço ka mbërritur pjesëtari më i ri.

Blitz.al bëri të ditur pak më parë se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë bërë prindër, pasi ditën e sotme Sara ka sjellë në jetë djalin e tyre.

Me një postim në Instagram, moderatori i njohur i Top Channel ka treguar edhe emrin e vogëlushit: London Noor Liço. Blitz.al ka kontaktuar me Liçon, i cili ka konfirmuar emrin e djalit.

Mbase dashuria që dy të rinjtë kanë për njëri-tjetrin dhe fakti që kjo dashuri lindi në kryeqytetin britanik kanë bërë që vogëlushi të mbajë këtë emër. /Blitz.al/

 

A photo posted by Ledion Lico (@ledionl) on

Shperndaje