Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço tregon shtëpinë e tij të dytë

Ledion Liço tregon shtëpinë e tij të dytë
December 19
14:46 2016

Moderatori i njohur Ledion Liço ka qenë ndër të parët të rinj që u bënë pjesë e Top Medias, 15 vjet më parë.

Sot Ledioni është bërë nostalgjik duke kujtuar në këtë 15-vjetor eksperiencën e tij. Së bashku me Top Channel është rritur Ledioni dhe një pjesë e madhe e stafit.

Ai ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shkruhet: “15 vjet Top Channel”, madje e quan shtëpinë e tij të dytë.

“Aq vjeç isha kur shkela për herë të parë në korridoret e atij që do të kthehej në shtëpinë time të dytë, madje shpesh edhe në të parën”,- shkruan ai.

Është i vërtetë fakti që Ledionit i është kthyer Top Channel në një shtëpi, sepse siç ndodh zakonisht në media, është pikërisht Top Channel vendi ku ai kalon pjesën më të madhe të ditës./Blitz.al/ 

ld

 

 

Shperndaje