Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço reagon publikisht kundër Rudina Xhungës: “Top Channel të përcolli për në dritaren e fundit”

Ledion Liço reagon publikisht kundër Rudina Xhungës: “Top Channel të përcolli për në dritaren e fundit”
April 01
08:43 2017

Moderatori Ledion Liço, si rrallë herë në fakt, ka vendosur që të bëjë hapur dhe publikisht një deklaratë aspak të zakontë ndaj gazetares Rudina Xhunga, e cila ka qenë dikur pjesë e “Top Channel” dhe tashmë është në “Vizion Plus”, ku realizon emisionin e saj “Dritare”.

Gjithçka ka nisur si pasojë e një shkrimi të dritare.net të Rudina Xhungës me titullin “E premtja pa shikues e Top Channel. Ledioni dështon me “Voice”. Ky shkrim ka nota tendencioze dhe në fakt nuk ka qenë i bazuar në tabela shikueshmërie apo ndonjë tjetër statistikë që vërteton fjalët që janë shkruar kundrejt Ledion Liços dhe produksionit të “The Voice”.

“Ledioni ka postuar një foto në Insta të programit që drejton në “Top Channel” dhe e shoqëron me dixhiturën: Të parët të premteve në TV #voa6. Mbase Ledioni flet për dikur, pasi sot “The Voice” është shumë larg vendit të parë në televizion.  Këtë vend e ka rrëmbyer dhe nuk e lëshon Arjan Çani. Dhe është Turjan Hyskaj që e merr audiencën tjetër.  Ledioni është shumë pas dhe madje jo të gjithë e dinë që “The Voice” ka nisur, duke menduar se postimet Insta të Ledionit tregojnë për xhirimet dhe përgatitjet. Kjo duket se ndodh për shkak të trajnerëve të këtij sezoni, personazheve shumë modestë dhe vete Ledionit që ka humbur lidhjen me shikuesin. Ai tani nuk është më ylli i “Top”-it, por burri i Sarës, trashëgimtares së “Top Channel”, që ka më shumë kimi me publikun se i shoqi në gjithë paraqitjet e saj.  Gjithsesi, Ledioni mund ta rimarrë veten e re…” – ka qenë shkrimi i plotë në dritare.net.

Ledioni më pas ka bërë publik një tabelë statistikore ku shikohet shikueshmëria e televizioneve shqiptare e ku në krye është “Top Channel” dhe në fund është “Vizion Plus”. Si dixhiturë në këtë postim ai ka shkruar: “Për Xhungat e kësaj bote dhe për Rudina Xhungën, e cila shkruan keq jo sepse mendon keq për “Top Channel”, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit”.

Kjo ka qenë një deklaratë shumë e fortë nga ana e Ledion Liços, që me siguri do të pasohet edhe me reagimin e vetë gazetares. /Blitz.al/

 

Shperndaje