Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço poston videon më të bukur me Sara Hoxhën, e pëlqen edhe John Legend!

Ledion Liço poston videon më të bukur me Sara Hoxhën, e pëlqen edhe John Legend!
November 27
11:28 2016

Siç dihet tashmë, ka mbetur edhe pak kohë para se moderatori Ledion Liço dhe Sara Hoxha të bëhen prindër të vogëlushit të tyre. Para disa ditësh, Sara organizoi edhe një super festë “Baby shower” për engjëllin e saj që pritet të vijë në jetë. Fotografi nga ky event u bën publike në rrjetet sociale nga vetë protagonistët e festës: Sara, Ledioni, Lori dhe figura të tjera të njohura të Top Channel si Arbana Osmani apo Xhemi Shehu.

Tani ka ardhur radha që të shohim edhe disa video mjaft të bukura nga ky event. Ka qenë Ledioni ai i cili ka postuar një video shumë të bukur, ku duket barku i rrumbullakosur i Sarës. Në sfond dëgjohet edhe melodia e këngës “Love me now” të këngëtarit John Legend. Me shaka Ledioni ka thënë se John Legend me zor pret ta ketë këtë video pjesë të videoklipit të tij, kështu që e ka postuar për të gjithë.

Në fakt, ka të drejtë, sepse është një video e adhurueshme! Ndiqeni më poshtë:

@johnlegend couldn’t wait for this to be included in his #lovemenow video, so I’m posting it here😜

A video posted by Ledion Lico (@ledionl) on

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje