Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço poston foton e ëmbël familjare, plas debati mes komentuesve: “Çfarë e ka Sara gjithë atë dhjam!”

Ledion Liço poston foton e ëmbël familjare, plas debati mes komentuesve: “Çfarë e ka Sara gjithë atë dhjam!”
May 14
10:08 2018

Mbrëmjen e djeshme, Ledioni, siç bën zakonisht, ka postuar një foto shumë të ëmbël nga pushimet e tyre të kaluara. Në det shfaqet ai, Sara dhe vogëlushi i tyre London i cili është në krahët e të ëmës.

Mirëpo, menjëherë sapo Ledioni ka postuar fotot kanë nisur edhe kritikat për barkun e Sarës, që sipas komentuesve ka shumë dhjam. Megjithatë e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Ledionit i cili ka sqaruar se nuk është dhjam por është këmba e Londonit që e krijon atë efekt në foto.

Sigurisht me ndërhyrjen e moderatorit, kanë “plasur” edhe komentet e tjera. Reagimet u ndanë në dy drejtime: Ishin ata të cilët tregonin se s’ka asgjë të keqe që të duket dhjami por personazhet e njohur s’duhet të përpiqen të ngjajnë perfekte, ndërkohë që kishte të tjerë të cilët të revoltuar shpreheshin se Ledioni duhet t’i fshinte këto komente ku përdorej gjuha e urrejtjes.

Deri më tani, fotoja ka marrë shumë reagime me debatin që u ndez ndërkohë që ne mendojmë se ky është një portret familjar shumë i ëmbël dhe çdo analizë përtej kësaj është e tepërt, sidomos kur përdoret gjuhë ofenduese dhe aspak e përshtatshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje