Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço: “Mos merrni kurrë një “JO” si përgjigje!”

Ledion Liço: “Mos merrni kurrë një “JO” si përgjigje!”
September 09
17:13 2016

Jemi mësuar që Ledion Liçon ta shohim në rolin e moderatorit, por shumë pak e dinë që ai ka konkurruar në një format të ngjashëm emisioni me atë që prezanton, siç janë “Ethet e së premtes mbrëma”.

Ai ka postuar para pak minutash dy video në Instagram, ku në njërën shfaqet duke kënduar në audicionet e “Ethet e së premtes mbrëma”. Përveç të kënduarit plot pasion, pjesa më e këndshme është ajo e komenteve.

“Akoma më i mirë se shumica e këngëtarëve të ditëve të sotme”, – shkruan ish-konkurrentja e “The Voice”, Enrika Derza, kurse aktori Florian Agalliu ka komentuar: “Nxirri dhe ato videot me recitime! Ku i ke fshehur?”. Nga ana tjetër, moderatorja dhe mikja e tij, Xhemi Shehu, ka zgjedhur ta komplimentojë për pamjen duke thënë: “I bukuri i dheut që atëherë! Shihja flokët me modë madje..!”.

Pas publikimit të videos së parë ku këndonte, Ledioni ka postuar një tjetër video, por këtë herë, në sekuaencat e para të saj shfaqen anëtarët e jurisë duke i dhënë përgjigjen përfundimtare: “Jo”.

“Mos merrni kurrë një “JO” si përgjigje. Mos lejoni askënd t’ju tregojë çfarë bëni e çfarë nuk mund të bëni! Vetëm ti e di çfarë je i aftë të bësh!”, – shkruan Liço përkrah videos.

Menjëherë pasi moderatori shfaqet duke qarë nga vendimi i jurisë, fillon videoklipi i parë i Liços, “Yes”.

Pra, e morët mesazhin e Ledionit?

Ai nuk e ka mohuar asnjëherë dashurinë e tij për muzikën, por përveç kësaj moderatori ka publikuar edhe dy videoklipe, “Yes” dhe “With or Without You”. /Blitz.al/

No!

A video posted by Ledion Lico (@ledionl) on

Shperndaje