Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledion Liço feston ditëlindjen, Lori Hoxha ka nja dy falenderime për të!

Ledion Liço feston ditëlindjen, Lori Hoxha ka nja dy falenderime për të!
June 13
11:53 2018

Ditën e sotme, moderatori i njohur i Top Channel, Ledion Liço feston ditën e tij të lindjes.

Teksa prisnim që urimin e parë dhe prekës të rrjetet social eta bënte e shoqja, Sara, në fakt urimi erdhi nga “kunata”, nga Lori.

Bloggerja ka shpërndarë në Instagram një foto ku shfaqen të dy duke përqafuar dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, njeri i bukur!”

“Faleminderit që më mësove si të mos ndiej keqardhje për gjërat që bëj, faleminderit që e bën motrën time më të lumturën në botë dhe faleminderit për Londonin”, – përfundon Lori.

Mesa duket, marrëdhënia mes të dyve nuk qenka vetëm marrëdhënie pune apo familje, por edhe miqësi e ngushtë me njëri-tjetrin.

Epo, teksa presim urimin e Sarës (që me siguri do të jetë mjaft funny) ne të Blitz.al të themi ‘Gëzuar!’ Ledion! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje