Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ledio Lako ka lënë në mes takimin me një vajzë, sepse ajo nuk njihte Kadarenë!

Ledio Lako ka lënë në mes takimin me një vajzë, sepse ajo nuk njihte Kadarenë!
January 12
11:16 2020

Nga rubrika “Gjëra që nuk mendoja kurrë se do i thonin meshkujt shqiptarë” kemi aktorin e njohur të Portokalli, Ledio Lakon, të cilin ju më mirë mund ta njihni si Ramada Kafsha, Kapo Kapllani dhe nga 100 rolet e tjera që luan në spektakël.

Mesa duket, ndryshe nga shumica e personazheve që luan në skenë, Ledio në jetën e vërtetë ka si kriter të rëndësishëm të marrëdhënieve që do të krijojë, formimin jo vetëm intelektual, por edhe kulturor. Ose me fjalë të thjeshta, do të ketë pranë dikë me të cilin “mund të bësh ndonjë muhabet”.

Këtë ai e ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, e cila e pyeti pikërisht për një episod, ku Ledio ka lënë në mes takimin me një vajzë, sepse ajo nuk dinte kush ishte Kadareja.

Më saktësisht, gjatë momentit që ishin bashkë, kur Ismail Kadare doli në televizior. ai e pyet se kush është, ndërkohë që ajo i tha “nuk e di”!!! Ndërkohë që kur kishin shkuar në radio, vajza i dinte të gjitha këngët përmendësh. Të gjithë situatën Ledio e përshkruan me një fjali tani: “Ku po shkon kjo botë…” (referencë nga Poroktallia).

E lashë me lale, ça muhabeti me bo gjithë jetën me ate, s’ka lexu i libër”- kështu e imiton Rudina, atë që Ledio ka thënë në atë moment, ndërkohë që ai vetë jep këtë arsye: “Dëgjo se nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka.

(Në minutën e 49-të të intervistës)

Dhe sigurisht që Ledio ka të drejtë. Madje mendojmë që njohja e autorëve si Kadareja duhet të jetë në listën e kritereve të çdokujt, për personin që mund të krijojë një lidhje. /Blitz.al/

Share