Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lea Michele tregon se si u ndje e eksituar gjatë kohës që pozonte nudo për një kopertinë

Lea Michele tregon se si u ndje e eksituar gjatë kohës që pozonte nudo për një kopertinë
September 28
12:13 2016

Lea Michele ka folur hapur për shërbimin fotografik që ka kryer për të qenë në kopertinën e revistës “Women’s Health” në emisionin e mirënjohur “The Ellen Show”.

Ajo ka treguar se gjatë setit fotografik më tepër ndiheshin në siklet njerëzit që kishte pranë sesa vetë ajo. “Më pyesnin vazhdimisht se në çfarë grade e doja ajrin e kondicionerit dhe çfarë muzike dëshiroja për të qenë e lirshme, ndërkohë që në fakt unë isha shumë në rregull”, – ka thënë Michele.

Më pas ajo ka treguar se ndihej shumë mirë me trupin e saj, ndaj dhe vendosi të pranojë për të pozuar nudo. Megjithatë, ajo e konsideron këtë set si eksperiencën më të bukur të jetës së saj dhe është ndier vërtet e eksituar nga kënaqësia që ka marrë sepse ndihej rehat me trupin e saj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje