Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Le të qeshë pak se…”- Komenti racist i Ermal Fejzullahut

“Le të qeshë pak se…”- Komenti racist i Ermal Fejzullahut
April 14
22:18 2019

Para pak minutash menaxheri i njohur, Faton Shoshi, ka postuar në llogarinë e tij në Instagram këtë foto që me sa duket ështe paralajmëruese e një projekti të ri në horizont.

“Mbrëmja e së dielës, takim i rëndësishëm me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambia-s. Gjërat të reja e të mira po vijnë së shpejti në Gambia! “-shkruan Shoshi në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar.
Deri këtu, gjithçka në rregull.
Sigurisht, deri në momentin që vëmendjen na e tërhoqi komenti i Ermal Fejzullahut poshtë fotos në fjalë.
“Thuj le të kesh pak, se nuk s’po dihet çka është”- shkruan këngëtari poshtë postimit të Fatonit, duke bërë dukshëm një koment racist për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë dialektin kosovar të këngëtarit, ai i sugjeron Fatonit që t’i thotë personit krah tij të qeshë pak, sepse sipas Ermalit nuk po e shohim se çfarë është.
Këngëtari sigurisht mund të justifikohet me faktin se komenti ishte i gjithi në kontekstin e shakasë, por ja që një “arsyetim” i tillë nuk qëndron për sa kohë shprehja është racizëm i pastër.
Komente të tilla nuk janë të hijshme të bëhen në asnjë rast, sidomos kur kemi të bëjmë me një personalitet i cili sikurse e ka përshkruar Fatoni, ka një pozicion të rëndësishëm në strukturat më të larta të një shteti të huaj.

Por, kushdo qoftë personi që i adresohen, shprehje të tilla janë të patolerueshme, aq më tepër akoma kur vijnë nga persona publikë si Ermali ku dashje padashje kthehen në shembuj dhe modelë të gjithë atyre që e ndjekin dhe e mbështesin. Si rrjedhojë, edhe komentet pasuese të ndjekësve të tjerë kanë qenë raciste e ofenduese.
Vetëm disa prej tyre i kanë kërkuar këngëtarit të fshijë komentin, por mesa duket deri tani Ermali nuk e ka ndërmend./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje