Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Le të puthen, le të puthen!” – VIP-at shqiptarë që kanë dhuruar puthjet më të bujshme për hir të famës (dhe jo vetëm)

“Le të puthen, le të puthen!” – VIP-at shqiptarë që kanë dhuruar puthjet më të bujshme për hir të famës (dhe jo vetëm)
November 08
13:32 2017

Se di pse na kujtohet ai refreni i “Le të puthen” që Gili e ka kënduar që në vitin 1998 e asokohe realisht theu tabu. Kush mund ta mendonte në ato vite, të famshëm ose jo që puthen publikisht (për të mos folur për puthjet në ekran)?

Në Shqipërinë tonë të vogël, për të hir të së vërtetës puthjet në ekran ende komentohen dhe sot ndaj personazhet të zhveshur nga të gjitha komplekset (ose të paktën kështu duken) e përdorin këtë “dobësi” tonën ndaj këtyre gjesteve dhe e kthejnë më së miri në lajm të ditës daljen e tyre në skenë apo emision.

Fillimisht, kur përmendim puthje në ekran me shumë mundësi ju shkon mendja tek Arian Çani, edhe pse dyshojmë se ky i fundit e ka bërë fillimisht për hir të lajmeve në rrjet (kur Çani nisi të puthë në ekran vajzat që ftonte, rrjetet sociale nuk ishin aq të njohura) por ky i fundit ka dashur të jetë gjithnjë personazhi që thyen tabu dhe në fakt e ka bërë, jo më kot kohëve të fundit nuk e kemi parë të puthet më, me shumë mundësi i duket tashmë një mision i përfunduar.

Mbrëmjen e së hënës, besojmë se e dini që një puthje pasionante midis balerinit Graciano Tagani dhe këngëtares Rovena Stefa teksa kërcenin në ‘Dance With me’ bëri xhiron e rrjetit. Edhe nëse nuk patët mundësi ta ndiqni ‘live’ në transmetim, me shumë gjasa e keni parë të pasqyruar në portale. Epo, ky ishte qëllimi i tyre dhe ashtu u bë: lajm i ditës sipas planit!

Por Graciano dhe Rovena nuk janë të vetmit që kanë shitur lajme e shumë vëmendje me një puthje në ekran. Ka vite që kjo metodë aplikohet nga shumë personazhe shqiptarë dhe sot po shtohet edhe më tepër, sidomos për të bërë të njohur një program të ri që sapo nis, ku moda e do që moderatorët të puthen fillimisht në buzë e pastaj të vazhdojnë “me puthje të mbarë’ të gjithë sezonin.

Mjaft të kujtojmë momentin kur Devisi dhe Dori hynë për herë të parë në transmetim nga studiot e ‘Fiks Fare’. Djemtë e bënë sefte me një puthje në buzë e cila sigurisht bëri shumë bujë, duke qenë se ishin dy meshkuj të cilët e bënin këtë veprim. Dhe aq u desh në fakt, atë ditë, të gjithë folën për puthjen dhe “Fiks Fare”, që tashmë kishte ndërruar moderatorët.

Ju desh dhe Ermal Mamaqit në puntatën e parë në emisionin e tij “Xing me Ermalin” të puthte dikë në mënyrë që të ironizonte puthjen e Dorit dhe Devisit, dhe përfundoi duke puthur Amin, bashkëshorten e tij, që ashtu si padashur e me të qeshur në fakt bëri goxha lajm.

Pastaj sigurisht Arian Çani që puthet me një bukuroshe të ftuar në studio, bukuroshen e radhës të cilës i bën edhe reklamë për club-in ku ajo performon pas emisionit.

Morën shembull nga Dori e Devisi dhe nga ‘lajmebërësja’ puthje edhe Dojna Mema e Kelvi Kadilli, të cilët e nisën kështu puntatën e parë të emisionit të tyre “Pop Culture”. Fotoja e tyre që putheshin u shpërnda kudo nëpër portale dhe po, të gjithë e morën vesh që ‘Pop Culture’ ja nisi me “spec djegës”.

Është edhe Arian Çani që puth Bleona Qeretin, (ups prapë Çani) por s’ka nevojë për koment se Bleonës nuk i duhet puthja e kurrkujt për të bërë lajm në fakt, i mjaftojnë lajmet me ato çka thotë pa doreza.

Janë puthur edhe Kallashi e Xhesika Ndoj (e jo vetëm puthur por edhe prekur në mënyrë pasionante) të ftuara tek ‘Zonë e Lirë’, sepse donin që në këtë mënyrë të shisnin këngën e tyre të re ‘Shoqe Bitch’ dhe ja dolën sepse të gjithë klikuan klipin për të parë puthje të ngjashme.

Pastaj është Çani që puth të radhës, passssss!

Edhe Enca e Era Istrefi kanë provuar të puthen duke e postuar më pas këtë foto në rrjete sociale. Më tepër se të shisnin ndonjë produkt, vajzat thjesht fotografuan faktin se që të dyja ishin duke ngjitur në masë shkallët e suksesit dhe ishin në pikën e tyre më të mirë në karrierë. Sigurisht ajo puthje ju shtoi shumë ndjekës në rrjete sociale, kështu që edhe këtë herë, puthja ja doli të kishte sukses.

Olta Gixhari e Beatrix Ramosaj janë puthur në edicionin e kaluar të ‘Your Face Sounds Familiar’ (ore pse të gjithë puthen në emisionet e Alketës? Nejse) Sigurisht ajo puthje e shiti atë puntatë të emisionit mjaft mirë dhe fundja Olta duke qenë aktore, nuk i kushtoi shumë rëndësi atij momenti, thjesht e bëri të dukej shumë spontan.

Pastaj vjen sërish Çani që vetëm puthet. Ore sa shumë paska puthur se në video në Youtube duket sikur gjithmonë puth Katjushën (nëse e kemi saktë emrin e vajzës nga Ukraina me buzë të tulta dhe sy bojëqielli).

Që ta përmbledhim me pak fjalë: puthuni për dëshirë, puthuni kur e ndjeni, por mos u puthni më për lajme se kanë filluar e nuk na bëjnë më përshtypje. Puthja është bërë shumë “mainstream” dhe Gili zor se e ka menduar në 1998-ën, kur ua këshilloi të gjithëve të putheshit.

Ok Çani, s’ka gjë, ti vazhdo puthu vëlla!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje