Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Le të lutemi që Aurela të qëndrojë kështu!

May 05
11:03 2017

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe mund ta themi pa frikë se është ndër të rrallat artiste që pëlqehet nga të gjitha moshat. Prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor, ajo ka arritur të qëndrojë në majën e piramidës. Njerëzit e pëlqejnë jo vetëm për talentin, por edhe për tipin e saj dhe dëshirën për të ardhur gjithmonë ndryshe në look në sytë e publikut.

Pa frikë mund të quhet personi që ka eksperimentuar më shumë në veshje dhe në ngjyrën e flokëve. Pas lindjes së vajzës së saj të dytë, Abigail Isabelle, Aurela u shfaq me flokët në ngjyrë karotë dhe të shkurtër.

Por ditët e fundit, këngëtarja është kthyer në bionde dhe nga postimet e fundit në Instagram mund të themi se më në fund Aurela ka gjetur stilin e saj të flokëve që i shkon më shumë. Flokët e verdhë me prerjen e rrumbullakët mund të themi që i shkojnë jo vetëm me fytyrën, por edhe me tipin e saj çapkën. Le të lutemi që Aurela të qëndrojë gjithmonë kështu dhe kjo nuk vlen për Aurelën si person, pasi ajo sigurisht që kështu ka për të qenë gjithmonë. Jemi duke folur për flokët e saj, që meritojnë padyshim një 10 me yll./Blitz.al/

Komento
Shperndaje