Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Le të flemë të qetë: Beyonce nuk është shtatzënë!

Le të flemë të qetë: Beyonce nuk është shtatzënë!
June 14
16:27 2018

 

Pas disa fotove që qarkulluan ditën e sotme dhe të djeshme në rrjetet sociale ku shfaqet Beyonce me barkun paksa të fryrë, media të ndryshme spekuluan se artistja ishte në pritje të ëmbël për të tretën herë.

Përveç faktit që sapo u bë një vit që Beyonce dhe Jay Z sollën në jetë binjakët Sir dhe Rumi para 1 viti, ata sapo kanë startuar turneun e tyre të dytë bashkë, “On The Run II”.

Mbrëmjen e kaluar, çifti i njohur kanë performuar për më shumë se 75 mijë persona dhe këngëtares së “Formation” nuk i është dukur asnjë shenjë shtatzanie.

Duket se sërish mediat ranë pre e fotove të shkrepura nga një kënd jo i duhur dhe ndoshta edhe të modifikuara.

Turneu më i “nxehtë” i vitit vazhdon rrugëtimin e tij drejt Londrës ditën e nesërme për të zbarkuar më pas në Gjermani, Hollandë, Poloni, Itali, Spanjë e më pas në SHBA. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje