Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Le ta themi se “Këndo Këngën time” është “nostalgjia” më e bukur aktualisht në televizion!

Le ta themi se “Këndo Këngën time” është “nostalgjia” më e bukur aktualisht në televizion!
October 22
15:41 2019

Pa shumë zhurmë, marketing të panevojshëm, të enjten e kaluar në Vizion Plus nisi një program i ri të cilin ndoshta shumica prej jush ndoshta nuk e njohin.

Për këtë ju japim disi të drejtë por na lejoni t’ju prezantojmë me “Këndo këngën time”. Ky program vjen nën drejtimin e Ardit Roshit dhe Inger Skurës.

Qëllimi i  “Këndo këngën time” është rikthimi në vëmendje tonë i hiteve të paharrueshme të muzikës shqiptare. Përmes këtij formati shumë prej jush do të sjellin ndër mend repertorin e artistëve të mëdhenj përmes zërave të rinj.

Çdo javë një artist big do të përballet me emocionet që do të shkaktojnë interpretues të rinj, të cilët do t’i sjellin këngët e big-ëve, të sistilizuara, më bashkëkohore.

8+1 është formuala e #KKT-së; Tetë këngëtarë të rinj, të prezantuar me publikun kryesisht në garat muzikore të talenteve të rinj, si “Voice of Albania” apo “X-Factor Albania”; Fejstina Mezini, Gigliola Haveriku, Anxhela Elmazi, Marjona Metohu, Pier Noshi, Mario Mançelli, Rei Bezhani e Gerald Murrja do të jenë “në luftë” çdo javë për të shkaktuar emocione tek këngëtarë si: Aurela Gaçe, Elton Deda, Irma Libohova, Rovena Dilo, Sabri Fejzullahu etj.

Ky lloj spektakli nuk është as i rastësishëm e as i panjohur për ne. Nëse mbani mend Kozeta Kurti ishte ajo që organizoi rreth 2 vite më parë një koncert me këngëtarët e rinj që këndonin hitet e ikonave si Vaçe Zela, Anita Bitri etj , i konsideruar i suksesshëm dhe mjaft i pëlqyer në atë kohë. Jo rastësisht Kozeta Kurti është pjesë e stafit të këtij produksioni në Vizion Plus.

E ftuara e parë e spektaklit ishte këngëtarja Aurela Gaçe, për të cilën edhe pse e njohim të gjithë, kishte kaq shumë gjëra nga karriera e saj artistike që publiku nuk i kishte ditur.

Të pozicionuar në “prive”-n e skenës Ardit Roshi dhe Aurela Gaçe e nisën rrëfimin që nga momenti i parë kur Aurela u prezantua përballë publikut në festivalin e tetorit në RTSH me këngën “Pegaso”. Prapaskenat e saj ishin ato më interesantet, se në fakt kjo këngë ishte nisur për Shirli Polenën por që u “bitis” për Aurelën.

E pas çdo historie e ngjitje të karrierës së saj, secili prej këngëtarëve të rinj performonte një nga këngët e Aurelës, me orkestër dhe audio live. Aurela zbuloi se sa shumë vështirësi kishe kaluar gjatë karrierës së saj, gjatë emigracionit, atëherë kur mendoi se nuk do të këndonte më kurrë pasi për pak humbi zërin, për njohjen me bashkëshortin dhe shumë gjëra të tjera.

 

 

View this post on Instagram

 

S’jam tribu #mariomancelli @mario.mancelli @vizionplustv @kendokengentime #kendokengentime #vizionplustv

A post shared by KENDO KENGEN TIME (@kendokengentime) on

Vetë Aurela përveçse rrëfeu, edhe u emocionua nga mënyra se si të rinjtë e përvetësonin dhe e këndonin muzikën e saj. Duhet pranuar se një program i tillë, me muzikë të mirë, bisedë të këndshme është  një alternativë interesante për të kaluar një të enjte larg prorgrameve rutinë e të ripërsëritur. Kjo për shkak se duhet thënë se stafi dukshëm ishte i organizuar, i përgatitur dhe ç’është më e rëndësishme i informuar dhe kjo dallohej në prezencë, në pyetësor dhe në bisedat e cilësinë e materialit. Studio ishte e këndshme, këngëtarët e rinj këndonin të gjithë live, moderatorët kanë eksperiencë në moderim dhe formati ngjante si shtëpia e tyre ndërsa stafi i produksionit përmblidhte emra gazetarësh që ndoshta e kalojnë dekadën e ekperiencës në ekran.

 

Ndoshta shumë nga ju do mendojnë se një program i tillë është shumë klas për shumicën e shikuesve. Në fakt jo, “Këndo këngën time” ishte kulturë, ishte mesazh i bukur i një artisti dhe i një jete, ishte dëshmia se ata që ne i durtrokasim dhe i përgëzojmë dikur ëndërronin ndërsa sot dëshmojnë se duhet besuar në ëndrra./Blitz.al/

Share