Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Le ta firmosim divorcin miqësisht”- një tjetër çift Hollywood-i i jep fund martesës

“Le ta firmosim divorcin miqësisht”- një tjetër çift Hollywood-i i jep fund martesës
December 02
16:22 2017

Një tjetër çift ka vendosur ti japë fund martesës së tyre. Jemi duke folur për çiftin e aktorëve Chriss Patt dhe Anna Faris të cilët u njohën në vitin 2009 në sheshxhirimin e filmit “Take me Home Tonight”.

Ata e kishin deklaruar ndarjen që në muajin korrik por duket se kanë vendosur ti çojnë gjërat deri në fund duke i bërë zyrtare. Pratt iu drejtua i pari gjykatës duke kërkuar kështu divorcin për “mosmarrëveshje të papajtueshme”  dhe Faris, 41 vjeç, paraqiti përgjigjen e saj ndaj divorcit në të njëjtën kohë. Të dy po kërkojnë kujdestarinë e djalit të tyre 5-vjeçar Jack.

“Jemi të trishtuar t’ju njoftojmë se po ndahemi ligjërisht. Ne u përpoqëm  shumë për një kohë të gjatë por jemi me të vërtetë të zhgënjyer. Djali ynë ka dy prindër që e duan shumë dhe për të mirën e tij ne duam ta mbajmë situatën sa më private të jetë e mundur duke ecur përpara. Ne ende e duam njëri-tjetrin dhe gjithmonë do të gjejmë kohë për t’u takuar bashkë.”,- është shprehur aktorja në një deklaratë.

Për Anna Faris jeta vazhdon dhe aktualisht ajo po shijon një histori dashurie me kinematografin Michael Barret./Blitz.al/

Komento
Shperndaje