Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lë politikën për showbizzin, gazetarja rrëfen arsyen: “Nuk duroja dot çensurën dhe pazaret në redaksi!”

February 24
19:58 2018

Thumb këtë të shtunë kishte të ftuar gazetaren e njohur, tashmë moderatore e emisionit “Siluetë”, Gerta Gixhari.

Gerta e nisi karrierën e saj si gazetare politike në një prej redaksive të informacionit në vend, por prej javësh e shohim në RTSH me programin rozë, “Siluetë”.

E pyetur nga Thumb për arsyen e kalimit nga politika në showbizz, Gerta ka treguar se kalimi ka ardhur si pasojë e ndryshimit të “filozofisë” së gazetarisë politike.

“Kam kohë që jam në emision dhe jam shkëputur nga politika dhe them se kam bërë shumë që jam shkëputur këto ditët e sotme. Ka humbur disi sensi i gazetarëve të pavarur. Mendoj që tani nuk ka më gazetarë politikë të pavarur”, – ka treguar Gerta.

E pyetur nëse gazetarët politikë janë të blerë, ajo shprehet: “Nuk varet kjo nga gazetarët. Varet nga redaksitë!”.

Më pas, moderatorja ka treguar se në kohën kur ishte pjesë e kësaj gazetari nuk kishte censurë në redaksi dhe e ndiqnin të gjithë fushatën të vetëm dhe nuk kishin asnjë pengesë.

Intervistën e plotë të Gerta Gixharit e gjeni në linkun e mëposhtëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje