Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Laurent Lafitte thumbon ashpër Woody Allen në Festivalin e Kanës

Laurent Lafitte thumbon ashpër Woody Allen në Festivalin e Kanës
May 12
15:06 2016

Komediani francez Laurent Lafitte ka thumbuar Woody Allen duke përdorur një shaka lidhur mbi çështjen e abuzimit seksual, ku Allen dyshohet të ketë qenë abuzuesi.

“Ju keni xhiruar shumë filma në Europë e në SHBA dhe ende nuk keni krijuar një film me temë kryesore përdhunimin…”, – ka thënë Lafitte, i cili ishte i pari që  mori fjalën në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Kanës.“Faleminderit që erdhët sot këtu zotëri, edhe pse kjo ishte më e pakta që mund të bënit duke qenë se filmi juaj as nuk është pjesë e kompeticionit. Apo këtu është më mirë se në Manhattan, ndaj keni ardhur?” – ka vazhduar ai. Kjo “shaka” është bërë lidhur me një rast tjetër, të një prodhuesi filmi, Roman Polanski, i cili ishte arrestuar në SHBA në 1977-n, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 13- vjeçare dhe zgjodhi të transferohej në Europë për të evituar burgun.

Allen është akuzuar gjithashtu se ka abuzuar me vajzën e adoptuar të ish-gruas së tij, Mia Farrow. Ka qenë vetë vajza, e cila ka shkruar një letër të hapur mbi mënyrën se si Allen kishte abuzuar seksualisht me të në moshën 7- vjeçare.

Duket se kjo çështje duhet të ketë patjetër një zgjidhje apo një reagim nga ana e Allen (sepse nuk ka pasur deri tani), sepse në të kundërt situata të tilla të sikletshme mund të përsëriten…

 

Shperndaje