Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohet Rita Ora, një vendim i papritur

Largohet Rita Ora, një vendim i papritur
May 10
12:46 2016

Rita Ora nuk do të jetë më pjesë e jurisë së “X Factor” dhe ky tashmë është një fakt.

Këngëtarja  ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në panelin e “X Factor” për edicionin e vitit 2016. Rita iu bashkua panelit në vitin 2015 dhe fitoi me konkurrenten Louisa Johnson. Megjithatë, pas aludimeve  se ajo do të tërhiqej nga kompeticioni për t’iu përkushtuar karrierës së saj në muzikë, ka qenë ky momenti i duhur sipas Ritës për ta bërë publik vendimin e saj.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, këngëtarja ka lajmëruar ndjekësit e saj se këtë vit nuk do ta shohin më në panelin e jurisë së “X Factor”. “Do të më mungojë shumë skuadra”,- ka shkruar ajo.  Rita nuk ka harruar të përshëndesë edhe mikun e saj Simon Cowell, duke i dedikuar një status falënderues: “Mezi pres të punoj sërish me ju. Ndoshta do të jem vërdallë për ndonjë darkë së shpejti. Faleminderit për eksperiencën dhe dashurinë!”

ITV, në një deklaratë për largimin e këngëtares, tha se ajo i dha një energji të veçantë eventit vitin që kaloi dhe ka  bërë një punë brilante si mentore e grupit të vajzave, duke e çuar edhe Louisën drejt fitores. “I urojmë gjithë të mirat në planet e saj në muzikë dhe kinematografi”,- është shprehur stafi.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova pritet të luajë në rolin e Mias, në vëllimin e dytë të “50 shades of Grey” .

 

Shperndaje