Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta themeluesi i Backstreet Boys dhe *N Sync

Ndahet nga jeta themeluesi i Backstreet Boys dhe *N Sync
August 21
15:46 2016

Figura të njohura të muzikës pop kanë mbajtur sot nderimet e fundit për themeluesin e dy grupeve ndërkombëtare,  Back Street Boys dhe *N Sync,  Lou Pearlman.

 

Ai krijoi, në vitin 1993, Backstreet Boys, duke bashkuar 5 emra të panjohur për kohën: Nick Carter, AJ McLean, Howie D, Kevin Richardson dhe Brian Littrell, të cilët më pas u bënë grupi me anëtarë meshkuj me më shumë shitje me plot 130 milionë këngë.

Më pas, Pearlman e përsëriti suksesin në 1995-n, me *N Sync, grup që do të dallonte Justin Timberlake e do ta ngjiste në piedestal.

Pearlman po vuante dënimin prej 25 vitesh në burg për shkak të një mashtrimi që kapte shifrën e 300 milionë $ dhe ndërroi jetë më 21 gusht në moshën 62-vjeçare.

 

Shperndaje