Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohet Florjana Garo, në vend të saj një tjetër bukuroshe

November 09
21:53 2016

9

Tashmë parashikimi i motit në ABC News drejtohet një tjetër vajzë bukuroshe pas largimit të Florjana Garos.

Ajo është Brikena Prifti,  e cila që prej disa kohësh është përfshirë në fushën e modelingut dhe ka qenë imazh i kompanive të ndryshme.

Brikena ka studiuar për Gazetari dhe Shkenca Komunikimi, master në Marketing Mediatik. Me përkushtimin ndaj punës, ajo është munduar që të krijojë një profil serioz.

Fillimisht  e ka nisur karrierën në emisionin “E diell” në Top Channel, i cili për të ka qenë një trampolinë në botën e televizionit, kurse tani punon si gazetare në ABC News e gjithashtu është moderatorja e parashikimit të motit. Brikena është një fytyrë e re në televizion, por kjo nuk e pengon  për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me përgatitjen, impaktin që krijon me audiencën dhe komunikimin me kamerat duke treguar se nuk është thjesht një vajzë e bukur. Thjeshtësia e setit të fundit të fotove nga fotografi i njohur Sonny K Elson tregojnë që moti në ABC News tashmë do të ketë një vajzë tejet të këndshme në ekran. Duke iu referuar edhe shkollimit të saj, moti do të jetë edhe inteligjent e pa vranësira nga ana vizive. Mesa duket, kamera e Sonny K Elson qenka një ogur i mirë për vajzat që duan televizionin. /Blitz.al/

8 6 1 2 5-1

Komento
Shperndaje