Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohen nga “Portokalli”, prishen marrëdhëniet mes dy aktorëve të njohur dhe regjisorit Altin Basha

Largohen nga “Portokalli”, prishen marrëdhëniet mes dy aktorëve të njohur dhe regjisorit Altin Basha
August 30
11:42 2017

Me nisjen e sezonit të ri televiziv pritet që të fillojë edhe emisioni i humorit “Portokalli”. Ashtu siç është shkruar edhe më herët, këtij programi në shtator do t’i mungojnë dy nga aktorët më të dashur për publikun,  Bes Kallaku dhe Erion Isai. Më përfundimin e sezonit të kaluar, të dy aktorët treguan se nuk do të ishin më pjesë e “Portokalli”-së.

Besi rrëfeu në “Thumb” se në shtator do të nisë një projekt të ri në Hollivud, ndërsa Erioni duket se do t’i përkushtohet politikës. Por largimi i tyre ka shkaktuar mosmarrëveshje me regjisorin e “Portokalli”-së, Altin Basha.

Burime për Blitz.al kanë treguar se Basha nuk flet me asnjërin nga aktorët. Ditën e diel, Irgen Çela u martua me partneren e tij prej vitesh në një dasmë në të cilën ishte i pranishëm edhe stafi i “Portokalli”-së. Po të njëjtat burime pohuan se regjisori i njohur i ka injoruar dy aktorët të cilët kanë qenë gjithashtu prezentë në dasmë.

Ata nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, madje kur Besi ka kënduar në dasmë, Altini është ulur në tavolinën e tij. Duket se largimi i dy aktorëve përveçse do të tregojë një mungesë të rëndësishme në emisionin e humorit, ka shkaktuar edhe prishjen e një shoqërie të gjatë mes regjisorit dhe dy aktorëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje