Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largimi i Zayn nga “One Direction” – arsyeja do t’ju habisë!

Largimi i Zayn nga “One Direction” – arsyeja do t’ju habisë!
July 13
12:32 2016

Për largimin e Zayn nga grupi “One Direction” janë dhënë disa supozime nga mediat. Disa thonë se ai donte të niste karrierën si solist, disa të tjerë se ka pasur konflikte me pjesëtarët e tjerë të grupit dhe disa media kanë raportuar se këto janë vetëm thashetheme. Por e vërteta është shumë ndryshe nga sa mund të keni menduar. Ai vetë ka folur për “Glamour” duke thënë se arsyeja se pse u largua nga grupi është sepse një alien i doli në ëndërr dhe i tha të vepronte kështu.

Edhe pjesëtarët e tjerë të grupit u shokuan nga ky largim i papritur i shokut të tyre, por Liam në një intervistë tha se në fakt Zayn asnjëherë nuk ka dashur ta bëjë këtë. Sipas tij, shijet e muzikës së Zayn ishin ndryshe nga të tjerët, ndaj dhe ai u largua. Gjithashtu Liam ka shtuar se edhe në këtë zgjedhje të mikut të tij, nuk ka humbës apo fitues. Për aq kohë sa Zayn bën atë që dëshiron dhe që është më e mira për të, të dyja palët janë të fituara.

Nuk e dimë nëse të njëjtët “alienë” ata që kanë rregulluar marrëdhëniet mes Zayn dhe të dashurës së tij, modeles Gigi Hadid, pasi këta të fundit janë parë së bashku më  shumë se asnjëherë dhe kanë hedhur poshtë zërat që thonë se janë ndarë.

Mos ndoshta “alieni” që pa Zayn në ëndërr ishte Gigi? Mbetet për t’u konfirmuar…

Komento
Shperndaje