Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lamtumirë: Grupi i njohur muzikor heq dorë nga muzika!

March 19
21:51 2018

Epo, ishte bukur për aq sa zgjati sepse Fifth Harmony, grupi i njohur i vajzave, i dha lamtumirën muzikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ally Brooke, Normani, Dinah Jane dhe Lauren Jauregui, antaret e mbetura pas largimit të Camilla Cabellos, kanë dhënë lajmin se grupi do të ndahet dhe vajzat do të largohen nga muzika deri kur të rikthehen në industri solo.

Vajzat u formuan si grup në vitin 2012 në X Factor, kur producenti Simon Cowell dha idenë që të 5-a vajzat të formonin një grup.

Pas 6 viteve punë të palodhur, për t’ju qëndruar besnikë ju dhe vetes sonë, ne kemi vendosur që të bëjmë pushim derisa të mbledhim veten dhe të vijmë solo!”, – shkruhet në postim.

Secila nga vajzat ka nënshkruar një kontratë me labela të ndryshëm dhe tashmë i janë futur punës për të sjellë muzikë të re. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje