Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajmi fundit: Bleona rrezikoi jetën në një aksident ajror

Lajmi fundit: Bleona rrezikoi jetën në një aksident ajror
May 02
01:52 2016

Bleona Qerreti ka qenë duke u kthyer nga plazhet e Cancun-it të Meksikës pas xhirimeve të një filmi, por duket se gjatë fluturimit ka hasur një problem që mund t’i kushtonte jetën.

Avioni me të cilin udhëtonte këngëtarja nga Meksika për në Londër ka rrezikuar të bëjë një aksident ajror. Në një video që është hedhur në fun page-in e “Zonë e Lirë”, në sfond dëgjohet zëri i pilotit, i cili lajmëron se nuk ka ajër në kabinë dhe  janë shpërndarë maska oksigjeni për të gjithë pasagjerët. Nuk dihet ende se me cilën kompani ajrore ka qenë duke fluturuar  Bleona, por fatmirësisht avioni ka arritur të ulet në aeroportin e Londrës mbrëmjen e së dielës.

Një incident i cili  mund të kishte përfunduar në tragjedi me pasojë vdekjen për këngëtaren dhe për pasagjerët që udhëtonin me këtë linjë. Për fat të mirë duket se gjithçka është mbyllur pa pasoja dhe Bleona është shëndoshë e mirë.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje