Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm i mirë! Një shqiptare, protagoniste në eventin më të rëndësishëm muzikor në Evropë!

September 28
11:19 2017

 

Paçka se për ne shqiptarët eventi më i rëndësishëm muzikor në Evropë është Eurosong, për gjeneratat e reja MTV Europe Music Awards ka arritur të kthehet në ngjarjen e vitit.

Një version europian i ceremonisë prestigjoze amerikane, MTV VMAs, mbahet çdo vit në kryeqendrat më të rëndësishme në kontinentin e vjetër.

Këtë vit, pritëse e MTV EMAs është zgjedhur kryeqyteti britanik, Londra dhe prezantuese do të jetë askush tjetër përveçse Rita Orës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë MTV në një postim në Twitter, ku lajmëron se Rita do të ngjitet në skenën e EMAs për të prezantuar show-n.

“Jemi shumë të lumtur të lajmërojmë se moderatorja e MTV EMAs 2017 do të jetë: E mrekullueshmja Rita Ora!”, – shkruan MTV në Twitter.

Mezi po presim që të shohim se ç’do të përgatisë Rita për ne këtë vit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje