Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm i mirë! Ciara dhe Russel Wilson, në pritje të ëmbël…

Lajm i mirë! Ciara dhe Russel Wilson, në pritje të ëmbël…
October 26
09:41 2016

Është një moment shumë i mirë për Russell Wilson dhe Ciara. Vetëm dy ditë më parë, çifti i bukur tregoi lajmin e mirë se ata së shpejti do të bëhen me fëmijë. Kjo ndodhi pikërisht në ditën e lindjes së Ciara-s.

ciara

“Në këtë ditë të veçantë për mua po e ndiej të gjithë dashurinë e familjarëve dhe miqve, prandaj jam shumë e lumtur që t’ju tregoj se dhurata më e bukur që kam marrë këtë përvjetor është dhurata  që më ka bërë Zoti”, – ka thënë Ciara, e cila është nënë e një fëmije dy vjeç me ish-të fejuarin e saj, reperin Future.

Edhe pse babai i vogëlushit është dikush tjetër, Russel Wilson ka thënë se ai e ndjen si djalin e vet, pasi ai është një fëmijë i mrekullueshëm dhe çdokush do ta donte pa masë.

Ndërkohë, të dy partnerët janë duke shijuar një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe ndihen të dashuruar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje