Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm i keq për Natalie Portman! Nuk mundet të ndjekë çmimet “Oscar”

Lajm i keq për Natalie Portman! Nuk mundet të ndjekë çmimet “Oscar”
February 26
10:40 2017

 

Mbrëmjen e sotme do të ndahen çmimet prestigjioze “Oscars, por një prej emrave më të përfolur të ceremonisë, Natalie Portman, nuk do të jetë prezente gjatë ceremonisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktorja, e cila ka thënë për revistën “People” se e ka të pamundur të jetë në teatrin “Dolby” të dielën mbrëma. “Për shkak të shtatzënisë, është e pamundur të ndjek “Independent Spirit Awards” dhe “Academy Awards””, – ka thënë Portman. “Ndihem shumë me fat që jam nderuar bashkë me kolegët me nominimet përkatëse dhe u uroj atyre më të mirën këtë fundjavë!”.

35-vjeçarja, e nominuar për trofeun e “Aktores më të mirë” në portretizimin e Jackie Kennedy në “Jackie”, është në pritje të fëmijës së saj të dytë me koreografin francez Benjamin Millepied. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje