Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm “i jashtëzakonshëm”: Olti Curri fillon palestrën

Lajm “i jashtëzakonshëm”: Olti Curri fillon palestrën
August 22
16:09 2016

Nëse egziston një person publik që bën më shumë autoironi ai është pa diskutim Olti Curri, kjo e bën edhe më të pëlqyer. Sa herë flitet për peshën apo palestrën, Olti e lidh me ushqimin dhe faktin që nuk ka ndërmend të nisë dieta apo ta vrasë mendjen për kilogramët.

Ajo që na ka surprizuar sot, është një video e postuar në Instagram teksa blogeri dhe prezantuesi duket sikur bën ushtrime. Për ata që e njohin kjo do të ishte ditë për t’u shënuar në kalendar pas shumë të hënave apo datave 1 të çdo muaji për të nisur palestrën. Në fakt po flasim për palestër vetëm në Instagram. Nëpërmjet këtij postimi të bërë me aplikacionin “Boomerang”, Curri shfaqet duke u hedhur në shezlongun e “Folie” ku ndodhet me pushime, por falë këtij aplikacioni, ai duket sikur po bën ushtrime për trupin.

Derisa Olti Curri të fillojë palestër me të vërtetë, le të mjaftohemi me “Boomerang”-un. /Blitz.al/

A video posted by Olti Curri (@olticurri) on

Komento
Shperndaje