Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Laert Vasili kërkon të jetë drejtor i Teatrit Kombëtar dhe mendimin për projektin e ri ia shkruan Veliajt qartazi në Instagram

Laert Vasili kërkon të jetë drejtor i Teatrit Kombëtar dhe mendimin për projektin e ri ia shkruan Veliajt qartazi në Instagram
March 14
17:13 2018

Aktori i njohur Laert Vasili përpara 4 vitesh u fut në garën për drejtor të Teatrit Kombëtar por humbi përballë Hervin Çulit. Megjithatë tashmë që po afrohen edhe një herë zgjedhjet e teatrit ai vendosi të rikandidojë.

“Të dashur miq, pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Teatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës”, – ka shkruar Laert Vasili në Facebook.

Por ajo që na ra në sy neve të Blitz.al është fakti se Learti është shumë pro projektit të ri që ka vendosur Bashkia Tiranë për Teatrin e që u kundërshtua nga shumica e aktorëve.

“Urime, mbresëlënëse” – shkruan Vasili në postimin e Erion Veliajt në Instagram, çka na bën të kuptojmë se nëse ai do të zgjidhet drejtor i Teatrit, projekti nuk do te kontestohet nga ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje