Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga: “Unë nuk jam si Madonna! I shkruaj vetë këngët e mia!”

Lady Gaga: “Unë nuk jam si Madonna! I shkruaj vetë këngët e mia!”
October 22
13:17 2016

Gjatë gjithë jetës së saj, Lady Gaga ose është akuzuar se kopjon Madonna-n, ose është krahasuar gjithmonë me këngëtaren e “Like A Virgin”. Dhe kjo e ka acaruar pa masë krijuesen e “Born This Way”.

Këtë e ka treguar në një intervistë për radion “Beats 1”, kur moderatori i ka thënë se mes saj dhe Madonna-s mund të hiqet një vijë paralele.

“Madonna dhe unë jemi krejtësisht ndryshe”, – ka thënë Gaga. “Nuk dua ta dëgjoj më një krahasim të tillë! E nuk dua të shfaq mungesë respekti ndaj Madonna-s. Të gjithë e dimë, ajo është një zonjë fantastike, me një karrierë të madhe. Është ylli më i madh i pop-it! Por unë jam ndryshe. Unë luaj shumë instrumente. Shkruaj muzikën time. Shpenzoj orë e orë të tëra duke e bërë vetë muzikën. Pra, jam producente! Nuk bëj prova vazhdimisht për të bërë një show të mirë. Jam kjo që jam”.

Ky rrëfim vjen menjëherë pas publikimit të albumit të saj më të ri, “Joanne”. /Blitz.al/

Shperndaje