Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Taylor Kinney

Lady Gaga thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Taylor Kinney
July 20
16:16 2016

Lady Gaga ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për marrëdhënien e saj me Taylor Kinney. U përfol gjatë se Lady Gaga i ka dhënë fund lidhjes të saj 5-vjeçare, por këngëtarja ka postuar një foto me Taylor në Instagram ku shkruan:

“Taylor dhe unë kemi besuar gjithmonë që jemi shpirtra binjakë. Ashtu si të gjitha çiftet kemi uljet dhe ngritjet tona, për këtë arsye kemi vendosur të bëjmë një pushim. Ne jemi të dy artistë ambiciozë, jemi duke punuar në distancë dhe me orare të komplikuara, kështu që është  e vështirë për të mbajtur marrëdhënien. Por ne jemi si gjithë të tjerët dhe e duam njëri-tjetrin”.

Gjithashtu burime të afërta të çiftit kanë thënë se ata e duan njëri tjetrin, por distanca dhe puna jua vështirëson lidhjen për këtë arsye vendosën të bëjnë një pushim.

Capture

Komento
Etiketimet
Shperndaje