Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga surprizon fansin e saj në jetimoren e Meksikës

Lady Gaga surprizon fansin e saj në jetimoren e Meksikës
July 19
13:48 2016

Lady Gaga është një nga këngëtaret që dinë të befasojnë dhe nuk kanë nevojë për një skenë të madhe për të treguar vokalin.

Këngëtarja 30-vjeçare ka interpretuar këngën e saj “Born this way” për një fans të sajin të vogël të quajtur Christian  në një jetimore në Meksikë këtë të diel.

Gaga e ka kënduar të gjithë versionin “acapella” të hitit të saj, e ulur në gjunjë.

Në një video të postuar në Facebook nga “Casa Hogar de Cabo San Lucas” shkruhej: “Christian i kërkoi të këndonte një këngë Lady Gaga-s dhe ky është përfundimi që mori”.  Gaga është paraqitur në jetimoren në Meksikë e veshur thjesht, shumë pak e grimuar dhe me flokë të kapura. Christian jeton në shtëpinë e fëmijës “Casa Hogar”  bashkë me 31 djem të moshës nga 4 deri në 18 vjeç. Kjo është një organizatë jofitimprurëse e themeluar si një Shoqatë Civile Meksikane, ku punonjësit përpiqen t’u dhurojnë një shtëpi të lumtur djemve dhe t’u sigurojnë kujdes fizik dhe emocional.

Komento
Shperndaje