Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga starton tuneun botëror. A është ky zhgënjimi i radhës?

Lady Gaga starton tuneun botëror. A është ky zhgënjimi i radhës?
October 02
19:43 2016

 

Ashtu “siç e kërkon zakoni”, Lady Gaga po bëhet gati të promovojë këngët e albumit që pritet të publikohet më 21 tetor, “Joanne”, me një turne botëror. Pikërisht këtu çalon pak puna.

Gaga ka zgjedhur që këtë herë të vijë me një turne baresh, pra artistja do të performojë në bare dhe club-e të vegjël, ndryshe nga koleget e saj, Adele e Rihanna, që performojnë në arena.

Përveç kësaj, Lady Gaga do të performojë bashkë me Bud Light, që do të jetë partneri i saj në turne. “Dua t’i bëj njerëzit bashkë dhe turneu në bare është gjëja më e mirë që e bën këtë”, – ka thënë këngëtarja. “Kam dëshirë që t’i shoh fansat e mi në sy kur të këndojmë këngët”.

Nuk e dimë nëse kjo është arsyeja se pse Gaga vendosi të mos mbushë arena si Rihanna dhe Adele ose stadiume si Beyonce, apo mos e ka prekur frika se mund të mos i mbushë dot të gjitha vendet në arena/stadiume. Këtë ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë.

Në këto bare do të jenë vetëm ata që kanë fituar mundësinë për ta ndjekur këngëtaren e “Perfect Illusion” “live”, kurse ata që s’kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e listës së fituesve mund të përjetojnë një pjesë të turneut me anë të 4 koncerteve që do të transmetohen në TV. /Blitz.al/

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje