Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga shpërthen në lot teksa përkujton të vrarët e Orlandos

Lady Gaga shpërthen në lot teksa përkujton të vrarët e Orlandos
June 14
15:39 2016

Lady Gaga ka mbajtur një fjalim prekës në Orlando për të vrarët gjatë sulmit terrorist ditën e diel.

Teksa po lexonte fjalimin dhe emrat e disa prej të vrarëve në shkallët e bashkisë së qytetit, Gaga ka shpërthyer në lot duke prekur të gjithë të pranishmit, që ishin mbledhur për të përkujtuar viktimat e së dielës në mëngjes.

Ajo ka shpërndarë një sërë fotosh si në Instagram, ashtu edhe në Twitter, ku në njërën prej tyre shkruan: “Injoroni zërat që synojnë të na përçajnë, sepse kjo gjë na çon vetëm në dhunë. Ne duhet të bashkohemi si njerëz, në një botë në të cilën të gjithë jemi të barabartë”.

#Orlando #UnitedAsHumans #UnitedAsFriends

A photo posted by Lady Gaga (@ladygaga) on

Komento
Shperndaje