Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga realizon performancën më të bukur në historinë e “Super Bowl Halftime Show”

Lady Gaga realizon performancën më të bukur në historinë e “Super Bowl Halftime Show”
February 06
11:16 2017

Lady Gaga ka dhënë një performancë të paharrueshme mbrëmjen e djeshme në “Super Bowl Halftime Show 2017″.  Sigurisht, kur themi të paharrueshme nënkuptojmë edhe të çmendur, një nga gjërat që e karakterizon këngëtaren.  Me një eufori që është gjithnjë e pranishme në performancat e saj, Lady Gaga performoi disa nga hitet më të dëgjuara, si  “Just Dance”, “Bad Romance” dhe “Born This Way”. Këngëtarja e ka ndezur në flakë stadiumin NRG në Houston duke shënuar kështu një nga performancat më të bukura në historinë e këtij eventi.  Gjatë performancës, 300 dronë kanë fluturuar në ajër për të formuar një flamur vezullues amerikan në qiell. Megjithatë, ndryshe nga ç’pritej, këngëtarja nuk e shfrytëzoi këtë moment për t’iu kundërvënë Donald Trump.

“Mirëmbrëma Teksas! Sot jemi këtu për t’ia kaluar mirë!”- është shprehur ajo.

 Nuk ka ngurruar të bëjë edhe hedhje në ajër në një lartësi të madhe, t’i vërë “flakën” skenës apo bashkë me të, të sjellë një ushtri të tërë me kërcimtarët që e shoqërojnë shpesh. Padyshim, ky ka qenë një emocion i veçantë edhe për Lady Gaga-n, e cila pasi ka mbaruar performancën ka shpërthyer në lot në prapaskenë. /Blitz.al/


Komento
Shperndaje