Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga, performuesja e radhës në American Music Awards

Lady Gaga, performuesja e radhës në American Music Awards
October 25
18:03 2016

American Music Awards 2017 janë vetëm pak javë larg dhe pas publikimit të nominimeve, organizatorët kanë nisur të tregojnë se cilët do të jenë performuesit në ceremoninë amerikane të ndarjeve të çmimeve.

Pas Bruno Mars, një tjetër yll do të ngjitet në skenë për të performuar dhe bëhet fjalë për Lady Gaga-n. Publikimi i albumit të ri, “Joanne”, e ka sjellë përsëri në vëmendje këngëtaren 30- vjeçare pas një mungese prej 2-3 vitesh.

AMA do të mbahet më 20 nëntor, kurse performuesit e tjerë pritet të shpallen ditën e sotme me anë të disa pikturave që bëhen “live” në Facebook. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje