Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga nuk e fsheh më, shfaqet dorë për dore me të dashurin e saj të ri dhe duket më e thjeshtë se kurrë

Lady Gaga nuk e fsheh më, shfaqet dorë për dore me të dashurin e saj të ri dhe duket më e thjeshtë se kurrë
March 20
19:43 2018

Lady Gaga dhe i dashuri i saj  48- vjeçar Christian Carino duket se po kalojnë një  kohë shumë të mirë së bashku. Për një periudhë të gjate Gaga e fshehu lidhjen e saj të dashurisë por duket se tashmë ajo nuk e ka më problem dhe shëtit e lirë pa u shqetësuar se dikush mund ta shoh dhe fotografojë.

Ajo dhe Christiano ndodhen në Malibu për pushime dhe janë parë të kapur për dore teksa shkonin për të bërë shopping. Edhe pse ylli i “Bad Romance” ka anuluar disa koncerte për shkak të gjendjes së saj shëndetsore nga fotot duket se tashmë ajo është më mirë pasi edhe atje ka qenë nën kujdesin e mjekëve. Ata përpara se të futeshin në një supermarket janë ulur në një trotuar dhe kanë biseduar gjatë, gjë që i ka rënë në sy të pranishmëve. Ata dukeshin shumë të thjeshtë dhe për këtë kanë marrë shumë komente pozitive.

 

 

 

 

Komento
Shperndaje