Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga na tregon çdo gjë që duhet të dimë për këngën e re

Lady Gaga na tregon çdo gjë që duhet të dimë për këngën e re
September 07
13:35 2016

Para disa javësh, Lady Gaga bëri të ditur në Instagram se këtë muaj do të publikonte këngën e saj më të re, të titulluar “Perfect Illusion”, kurse ditën e djeshme, ajo na ka treguar edhe disa detaje lidhur me këtë projekt muzikor. Kënga do të publikohet të premten, më 9 shtator dhe premton të bëhet një super hit.

Gaga ka shpërndarë në Twitter disa foto nga klipi i ardhshëm dhe 4 rreshta  nga “Perfect Illusion”:

“Nuk dua sy të shoh/Të ndjeva të më prekje/Në qejf si “Amphetaminë”/Ndoshta ti je thjesht një ëndërr/”

Kjo është kënga e parë që Lady Gaga publikon vetëm,  pas “Til It Happens To You” dhe albumit duet me Tonny Bennett, “Cheek To Cheek”.

“Perfect Illusion” është shkruar nga Mark Ronson, krijuesi i “Uptown Funk”, Kevin Parker, BloodPop, producenti i Justin Bieber. Duke parë parasysh punën e tre krijuesve mund të themi se Gaga do të rikthehet fuqishëm të premten.

Shperndaje