Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga kundër ligjit anti-abort: “Ështe një zemërim i madh”

Lady Gaga kundër ligjit anti-abort: “Ështe një zemërim i madh”
May 16
18:38 2019

Pas Alyssa Mlano dhe Milla Jovovich edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga ka marrë pozicion kundër miratimit të ligjit anti-abort në shtetin e Alabama, në SHBA. Ajo nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan:

“Është fyerje e rëndë të ndalosh abortin në Alabama dhe më i rëndë fakti që përjashton ata që janë dhunuar nga shteti ose që po jetojnë një incest konsensual. Por një dënim më i ashpër jepet për të gjithë mjekët  që kryejnë këto operacione sesa për shumicën e përdhunuesve. Kjo është një farsë e madhe dhe po lutem për të gjithë ato gra që vuajnë për faj të këtij sistemi.

Ka pasur shumë reagime në lidhje me këtë vendim të cilin shumica e kanë konsideruar si absurd. Aktore dhe këngëtare me famë botërore kanë premtuar se do të bëjnë të pamundurën që ky ligj të mos hyjë në fuqi dhe së shpejti do të nisin edhe protestat që gratë të marrin në dorë vetë fatin e tyre.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje