Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga feston 30-vjetorin si një “mbretëreshë në mbrëmje mature”

Lady Gaga feston 30-vjetorin si një “mbretëreshë në mbrëmje mature”
March 28
15:12 2016

Lady Gaga festoi ditëlindjen të shtunën në mbrëmje.

Gaga mbushi 30 vjet dhe festoi në një klub nate në West Hollywood me miqtë e saj: Taylor Swift, Lorde, Kate Hudson, John Legend, Lana Del Rey dhe Chrissy Teigen.

Sigurisht që ajo ishte mbretëresha e mbrëmjes dhe kishte veshur një fustan të viteve ’80. Fustani i saj ngjyrë ari i veshur me këpucë platformë shumë të larta e bënin  të dukej si mbretëresha e mbrëmjes të maturës rreth viteve 1985. Gaga u shoqërua nga i fejuari i saj, Taylor Kinney.

Ajo kishte përgatitur një performancë të veçantë për të ftuarit, ndërsa mori shumë dhurata. “Kam që 13 vjece që mezi pres të bëhem 30”. Ditëlindja e 30-të ishte ajo që Gaga ka ëndërruar që e vogël.

Komento
Etiketimet
Shperndaje