Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga është shtatzënë, por nuk pret një fëmijë

Lady Gaga është shtatzënë, por nuk pret një fëmijë
March 13
20:23 2019

Tabloidet e huaja kanë përfolur këto kohë sikur këngëtarja e njohur Lady Gaga është shtatzënë, duke ja adresuar atësinë herë Bradley Cooper dhe here të tjera ish të fejuarit dhe njëkohësisht menaxherit të saj, Christian Carino.

Sipas “Star” këngëtarja ëhshtë dëgjuar teksa e jep lajmin pas ceremonisë së çmimeve “Oscar”, duke u shprehur se nuk ia kishte idenë se kush nga të dy mund të ishte i ati i fëmijës.

Vështirë për t’u besuar!

Por, nuk ka vonuar dhe sot ka ardhur edhe reagimi i këngëtares e cila i ka adresuar shtatëzaninë dikujt tjeter.
“Po qarkullojnë fjalë sikur jam shtatzënë?” Po, jam shtatzënë, por me LG6″-ka shkruar Lagy Gaga duke promovuar kështu tërthorazi albumin e saj të ri.

 

Me “LG6” Lady i drejtohet albumit të ri të këngëtares, i cili mund të publikohet së shpejti.
Menjëherë pas postimit të saj në Twitter pati reagime të shumta nga ana e fansave. Disa ishin shumë të kënaqur me lajmin që morën nga këngëtarja e tyre e preferuar, ashtu sikurse dhe disa të tjerë të cilët filluan të mbanin shaka me deklaratën e Gagas, duke thënë se kanë plasur ujrat, apo duke hedhur foto me ekon e bebit, ku shfaqet një instrument muzikor.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje