Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga bën gati “iluzionin” e radhës

Lady Gaga bën gati “iluzionin” e radhës
August 17
16:09 2016

Kemi pritur një kohë të gjatë për një këngë të re të Lady Gaga-s dhe pritjes i ka ardhur fundi.

Ajo do të publikojë muajin e ardhshëm këngën e saj më të re të titulluar “Perfect Illusion”.

Këtë gjë, Gaga e ka bërë publike në Instagram, ku ka shpërndarë disa foto, të cilat nëse bëhen bashkë shkruajnë: “Lady Gaga”; “Perfect Illusion”; “Këngë e re”; “Shtator”.

Projekti më i fundit i artistes ka qenë “Cheek to Cheek” me Tonny Bennet dhe “Til It Happens To You”.

Ndoshta “Perfect Illusion” do të jetë rikthimi i shumëpritur i Lady Gaga-s, qëkur “Artpop” nuk arriti të marrë vëmendjen që meritonte. /Blitz.al/

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje