Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Labinot Tahiri shtrohet me urgjencë në spital

Labinot Tahiri shtrohet me urgjencë në spital
March 29
09:57 2016

Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri, ka patur probleme me shëndetin. Pak orë përpara koncertit të tij në New York ai është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e krizave të forta në veshka. Burime të sigurta për Blitz.al, nga shqiptarë në New York, pohojnë se ai anulloi koncertin pak orë para fillimit të tij ditën e shtunë. Pas egzaminimit të mjekëve, rezultoi se ishin gurët në veshka shkak i këtyre krizave. Labi kohët e fundit ka qënë pjesë e shumë aktiviteteve dhe koncerteve për të mbledhur fonde për  njerëzit me probleme shëndetësore, ekonomike e të pastrehë e kjo pa dyshim që është për tu vlerësuar duke e bërë atë atë të jetë një nga artistët më të dashur për publikun. Nismës së tij i janë bashkuar edhe artistë të tjerë në koncerte por edhe njerëz të thjeshtë të cilët kontribuojnë me aq sa munden për të ndihmuar njerëz që nuk kanë mundësi kurimi apo srtehimi.

Komento
Shperndaje