Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Label-i “On Record”, një “lumë” projektesh të reja… suksese apo jo?

Label-i “On Record”, një “lumë” projektesh të reja… suksese apo jo?
October 19
17:41 2016

Pas një sezoni mjaft të suksesshëm veror, me një sërë këngësh si “Tony Montana”, “Ku je” etj., label-i kosovar “On Records” pritet të ketë një vjeshtë akoma më të ngarkuar.

Kjo është bërë e ditur nga njëri prej producentëve, Zzap, i cili ka shpërndarë në Instagram një foto ku tregon se cilat janë projektet e ardhshme të “On Records”.

Gettinjo, Kida dhe Xhensila, Mozzik dhe Arta, Endri dhe Fero janë këngëtarët që do të publikojnë projektet e tyre të jashtme, që pritet të “serviren” këtë sezon.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Mozzik ka shpërndarë një foto në Instagram, ku shfaqet i vëllai, Getinjo, në shoqërinë e disa vajzave dhe shkruan se të shtunën, 26-vjeçari do të publikojë këngën e tij më të re “O moj”. Nuk e dimë nëse këngët do të kthehen në suksese, por s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim publikimin e tyre. /Blitz.al/

whatsapp-image-2016-10-19-at-16-39-31-1 whatsapp-image-2016-10-19-at-16-39-31

Komento
Shperndaje