Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner zbulon 3 sekretet e saj për realizimin e fotove perfekte

Kylie Jenner zbulon 3 sekretet e saj për realizimin e fotove perfekte
November 15
12:07 2016

Kylie Jenner, një nga pjesëtaret e familjes së madhe Jenner-Kardashian, është kthyer në idhull për shumë vajza të reja. Shumica prej e tyre e pëlqejnë shumë Kylie-n, sepse ajo arrin të bëjë foto shumë të bukura, madje edhe pa përdorur filtrat. Duke qenë se ia kanë kërkuar shumë herë që ajo të tregojë “recetën e saj sekrete” për realizimin e fotografive, Kylie ka vendosur të tregohet shumë e sinqertë në një postim në faqen e saj zyrtare.

Sipas Kylie-t, këto janë 3 sekretet për foto perfekte:

  1. Drita e perëndimit të diellit

Sipas Kylie-t, nëse doni të realizoni foto që duken njësoj si artistike dhe ku make up-i del shumë në pah, shkrepni foto në natyrë kur të fillojë perëndimi i diellit. Mbajeni celularin ose aparatin në të njëjtin drejtim me diellin që po perëndon dhe thjesht mahnituni me veten!

1

  1. Kuptoni se cili kënd ju shkon më shumë

Asnjëherë nuk arrijmë të dalim në fotografi njëlloj, sepse këndi ynë i majtë dhe këndi i djathtë ndryshojnë shumë. Me anë të provove të vazhdueshme mund të dalloni se cili është këndi juaj më i mirë dhe mos e ndryshoni më!

2

  1. Mbajeni aparatin ose celularin pak më lart, jo drejt me fytyrën

Nëse nuk doni që t’ju dalë pjesa e mjekrës e shëndoshë, përqendrohuni te tiparet e syve dhe hundës. Përpiquni që aparatin ta vendosni drejt tyre.

3

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje