Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner në qendër të kritikave për produktin e ri: “Do i dëmtosh lëkurën miliona vajzave”

Kylie Jenner në qendër të kritikave për produktin e ri: “Do i dëmtosh lëkurën miliona vajzave”
May 15
20:14 2019

Kylie Jenner duket se nuk është mjaftuar me titullin si “miliarderja më e re në histori” dhe po përpiqet që ta rrisë pasurinë e saj akoma dhe më shumë. Biznesi më i ri i anëtarës së familjes Kardashian është një linjë prduktesh për kujdesin e lëkurës, e quajtur “Kylie Skin”.

Por gjërat nuk duket se po ecin mirë me këtë inciativë të re të Kylie-t, sepse ndjekësit e saj në Twitter dhe sidomos ata që i përdorin produktet e saj, pretendojnë se një përbërës i “Kylie Skin” mund të dëmtojë fytyrën.

Në fakt linja e re e Kylie-t do të dalë në treg në 22 maj dhe përmban produkte si larësi i fytyrës, toni i syve, serum-i, scrub-i  apo disa lloje kremërash.  E gjithë zhurma po bëhet piëkrisht për scrub-in që përdoret në fytyrë dhe faktin që përmban pluhur arre. Sipas Jenner, ky produkt është i butë për lëkurën dhe shumë efektiv dhe që ndihmon në lustrimin e saj, duke zhdukur qelizat e vdekura. Udhëzimet thonë se duhet përdorur të paktën 3 herë në javë dhe Kylie vetë e përdor po kaq herë, por sipas përdoruesëve të Twitter nuk duhet përdorur kurrë.

Dhe realisht, pluhuri i arrës nuk duhet ti afrohet fytyrës tuaj, pasi mund të dëmtojë rëndë shtresat e lëkurës dhe barrierën e saj, sidomos nëse lëkura juaj është e ndjeshme apo e inflamuar nga aknet. Kështu që në rrjetin social, janë ngritur pikpyetje të mëdha për këtë produkt dhe për faktin që pse Kylie po përpiqet ta shesë kur është e dëmshme. “Kylie Jenner ka dermatologët dhe estetistët më të mirë në botë në ekipin e saj dhe sërish hedh në treg një product që përmban arrë?”- shkruan dikush, ndërkohë që një tjetër ka këtë koment: “Kjo është e tmerrshme, një pastrues fytyre me shkumë dhe një scrub me pluhur arre? Eshtë tragjike të mendosh që miliona vajza do e blejnë këtë produkt dhe do shkatërrojnë barrierën e lëkurës.

Sigurisht, lëkura e të gjithëve është e ndryshme dhe çfarë funksionon për dikë ndoshta nuk mund ta përdorë dikush tjetër, prandaj më e mira është që ta “dëgjoni” lëkurën tuaj, të flisni me dermatologët dhe të bëni sa më shumë kërkime përpara se të përfshini një pridukt të ri në rutinën tuaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje