Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner kthehet në kujdestare fëmijësh

Kylie Jenner kthehet në kujdestare fëmijësh
November 13
11:30 2016

Kylie Jenner nuk është vetëm një e dashur e përkushtuar për reperin Tyga, por gjithashtu kujdeset për djalin e tij, King.

Kohët e fundit, Kylie është bërë hallë pasi Blac Chyna dhe Rob Kardashian  kanë sjellë në jetë vogëlushen, Dream Renee. Që prej lindjes së saj, Kylie është kthyer në një kujdestare fëmijësh. Në Snapchat-in e saj, Kylie ka shpërndarë disa video gazmore në shoqërinë e King Cairo teksa të dy janë duke luajtur, ndërkohë që e ëma e vogëlushit, Blac Chyna, ushqen Dream Renee Kardashian. Duhet thënë se  Kyle dhe King kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kalojnë mirë me njëri-tjetrin. Kylie është një kujdestare e mrekullueshme fëmijësh. Më i lumtur për këtë fakt me siguri duhet të jetë Tyga. /Blitz.al/

Shperndaje