Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner ia doli! Renditet në listën e “Top 100” më të pasurve në botë

Kylie Jenner ia doli! Renditet në listën e “Top 100” më të pasurve në botë
June 14
08:14 2017

Kur duam të dimë se sa pasuri kanë figura të ndryshme publike, të gjithë drejtohemi te revista “Forbes” që merret specifikisht me pasuritë e tyre duke i listuar sipas të ardhurave që kanë çdo vit.

Këtë herë surpriza ka qenë ajo, Kylie Jenner, e cila vetëm 19 vjeç është renditur e 59-a në listë me fitime 41 milionë dollarë në vit. Ajo është më e vogla e familjes Kardashian, por ka arritur të ngrejë një industri të tërë kozmetike, prej së cilës duket se fiton shumë! Por Kylie nuk ishte e vetmja në listë, sigurisht. Kim Kardashian kishte zënë vendin e 47-të me 45.5 milionë dollarë fitime në vit.

Megjithatë, Kylie është më e reja e listës dhe kjo është diçka shumë e madhe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje