Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner, inspirim për Samanta Karavellën

Kylie Jenner, inspirim për Samanta Karavellën
November 01
17:35 2016

Zakonisht shumë personazhe të huaja ose ikona të modës kanë qenë inspirim edhe për personazhet shqiptare. Shohim shpeshherë që këngëtaret akuzohen për kopjim, jo vetëm këngësh por edhe veshjesh.

Faktikisht nga veshjet e VIP-ave të huaja frymëzohen të gjitha vajzat dhe nuk ndodh vetëm me vajzat e ekranit. Së fundmi, këngëtarja Samanta Karavella është inspiruar nga veshja që Kylie Jenner ka pasur disa muaj më parë.

Bluza  e bardhë me rrip në mes dhe çizmet mbi gju, një kombinim perfekt dhe shumë “in” këtë sezon, nuk mund të mos vihej re edhe nga bukuroshet shqiptare.

Të njëjtën veshje Samanta e ka përdorur në klipin e saj të fundit “Si ai”. Në ndryshim nga Kylie, ajo ka zgjedhur çizmet në ngjyrën rozë./Blitz.al/

kylie         sam

 

Komento
Shperndaje